“Rrënjët ballkanike” të Ibrës, postimi që mori miliona pëlqime!

Ai është suedez, por kush nuk edi që origjina e tij është nga Bosnjë-Hercegovina. Zllatan Ibrahimoviç hodhi në faqen e tij në Instagram një foto të vetvetes në moshë të vogël pranë ndonjë gjyshi, apo thjesht një të vjetri, në kohën kur ndodhej në ish-Jugosllavi, foto tepër e ndjerë që mori mbi 1.1 milionë pëlqime dhe pati mbi 5 000 komente, njëri prej të cilit nga ylli i Bosnjë-Hercegovinës, Miralem Pjaniç. Diçitura ishte domethënëse, “rrënjët ballkanike”! Fëmija i vogël në foto sot është 39 vjeç, një nga futbollistët më të mëdhenj në botë (gabojmë po ta vendosim direkt pas Mesit e Ronaldos?), dhe faqja e tij në Instagram ndiqet nga mbi 45 milionë njerëz.

Sfidanti.al