Pogba apo Eriksen? Perez i thotë Zidanit “fito me ekipin që ke”!

Në verë u shpenzuan gati 350 milionë euro, të cilat do të shtohen sepse ka edhe këste të tjera për t’u paguar. Reali bleu “nga të katër anët”, por frytet nuk po duken dhe në media po dalin sërish lajme mbi interesimin për Pogbanë, Eriksenin pse jo edhe për Kilian Mbapenë. Gjithsesi, në media raportohet edhe reagimi i presidentit Florentino Perez, i cili paska deklaruar se nuk ka ndërmend të nxjerrë para të tjera nga xhepi.

“Kemi shpenzuar 350 milionë euro, – mësohet se ka thënë presidenti, – dhe tani duhet që të merret maksimumi nga lojtarët që kanë ardhur. Nuk mund të shpenzojmë sërish për të përmirësuar ekipin”. Një kritikë dhe një kërkesë për trajnerin Zinedin Zidan, pasi skuadra u përforcua me Eden Hazarin, Luka Joviçin, Eder Militaon, Ferlan Mendinë apo edhe të tjerë. Reali është goditur nga dëmtimet, ndërsa Hazar dhe Joviç kanë qenë zhgënjyes deri tani.

Sfidanti.al