Pele: S’ka më të mirë se brazilianët, ne jemi favoritë në Botëror

Mbreti i futbollit, Pele, konsideron se Brazili i tij është favoriti kryesor në Kupën e ardhshme të Botës të Rusisë qëdo të nisë, këtë vit në mes të qershorit. Pele, në fakt, është kampion bote i trefishtë, por, sa u përket parashikimeve, deri tani, ai ka dalë i dështuar. “Brazili është gjithnjëfavorit, kur bëhet fjalë për Kupat e Botës”, tha legjenda e famshme e futbollit botëror, duke shtuar:

“Në disa Kupa të fundit të Botës nenuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, pasi shumë nga futbollistët tanë luajnë në Evropë, kështu që, sikurse e kuptoni edhe juve, në kushte të tilla, detyra e trajnerit të përfaqësueses sonëështë e veshtirë. Megjithatë, nuk ka asnjë dyshim sesa u përket aftësive individuale, brazilianët janë më të mirë në planetin tonë”, vuri në dukje mbreti i futbollit.

Sfidanti.al