Kontrata e CR7-ës, s’ka rëndësi rroga, por krahasimi me Mesin

“Dua të fitoj 1 milionë euro më shumë sesa Mesi në një vit”. Sipas mediave, kjo ka qenë kërkesa e bërë Realit nga Kristiano Ronaldo, kërkesë e justifikuar sipas tij, për faktin se “jam lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, dhe asnjëherë nuk keni parë dhe nuk do të shikoni një si unë”. Mesi besohet se fiton 40 milionë euro në sezon tek Barcelona, ndërsa CR7-ta dëshiron të jetë “Mesi+1 milionë euro”.

Për momentin, Kristiano ka rrogë më të vogël, jo vetëm sesa argjentinasi, por edhe se Nejmari, që sipas burimeve jozyrtare fiton 36.8 milionë euro tek Paris SG. Ronaldo mendohet se ka një pagë prej 32 milionë eurosh në sezon në “Bernabeu”, aspak gjë e vogël, por që “e tërbon” ambiciozin portugez kur mendon dy rivalët.

Ylli madrilen mendon se meriton gjithçka për vetë formën që po gëzon dhe për golat e shumtë që po shënon. Vetëm në 11 ndeshjet e fundit ka realizuar 21 herë, veçse statistikat tregojnë se të gjitha këto rrjeta janë brenda zonës së rreptësisë, me 33-vjeçarin që ka lënë mënjanë driblimet dhe gjuajtjet nga distanca.

Sfidanti.al