Williams rinovon për dhjetë vite me Athletic Bilbao

Nico Williams do të jetë një lojtar i Athletic Bilbao deri në 2035-ën. Sulmuesi bask rinovoi sot me klubin e tij duke shtangur skuadrat që e shikonin si përforcimin e duhur për këtë verë. Sipas akordit lojtarit i është rritur me të paktën 50% klauzola e shitjes, e cila përpara rinovimit ishte rreth 58-60 milionë euro. “Kur duhen marrë vendime, për mua ajo që ka më shumë rëndësi është zemra. Jam aty ku dua të jem, me familjen time. Kjo është shtëpia ime. Forca Atletic!”, tha Nico Williams, duke veshur një fanellë të Athletic Club me logon e Ligës së Kampionëve.

sfidanti.al