Quhet shkurt Alison dhe është portier i Romës, por edhe i Brazilit. Mosha e tij është 25-vjeçare ndërsa në gjurmët e tij janë dy klube të mëdhenj si Reali i Madridit dhe Liverpuli. Patrioti i tij, ish-portieri i “selesaos”, Klaudio Tafarel, ka një mesazh të madh në favor të Alisonit, duke bërë një krahasim që kërkon shumë guxim.
“Unë e respektoj shumë karrierën e Bufonit që ka qenë gjithnjë i shkëlqyer, – u shpreh Tafareli, – por, besoj se Alisoni është një portier më teknik sesa ai, dhe ka një qendrim të ndryshëm. Ai është gjithnjë i vëmendshëm dhe ka shumë besim tek ajo që bën”.
Tafareli gjithsesi, sqaroi se “nuk mund të parashikoj nëse ai do të arrijë në majë dhe do të qendrojë aty, por mund të them se e ka potencialin për ta bërë”. Alison ka luajtur 23 herë për Brazilin, dhe në ndeshjen e fundit ndaj Rusisë në Moskë, ishte madje edhe kapiten.
Sfidanti.al