Shqipëri-Izrael, një finale ngushëllimi?

De Biasi është krejtësisht i fokusuar për ndeshjen me Izraelin që kombëtarja shqiptare do të luajë në 12 nëntor. Tekniku italian që mori pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Trajnerëve në një intervistë për median italiane deklaroi se kjo sfidë është më e rëndësishmja për ne.
“Jemi të fokusuar te objektivi i i ardhshëm. Për ne ndeshja me Izraelin është më e rëndësishmja për ne. Duhet të fokusohemi te kjo përballje pasi luajmë me rivalin tonë direkt për vendin e tretë në grup që është objektivi madhor për ne, por pa lënë pas dorë dëshirën për të provuar dicka më shumë”, thotë ai.

Disa lojtarë të kombëtares shqiptare aktivizohen në Serinë A, madje duke u bërë edhe protagonistë të skuadrave të tyre,. gjë që e ka kënaqur teknikun 60-vjeçar.

“Është një periudhë shumë e mirë dhe ndjej kënaqësi që shoh se lojtarët e mi po luajnë sepse duke u aktivizar fitojnë eksperiencë e në të njëtjën kohë arrinjë gjendjen optimale fizike Po pres Manaj, ka nevojë që të luajë në vazhdimisht”