Klop i bën “ftesë” Sanços: Fanela e kuqe do t’i shkonte shumë …!

Nuk njihet si trajner që mbledh yjet në ekipet ku drejton, ndonëse të tillë ka pasur jo pak. Lojtarë si Robert Levandovski, Mario Gëce, Mohamed Salah apo Sadio Mane kanë luajtur apo luajnë nën urdhërat e Jurgen Klopit, veçse janë bërë të tillë pasi kanë punuar me të. Po me Xhejdën Sançon çfarë do të ndodhë? Ka shumë spekullime se ai mund të shkojë pikërisht tek Liverpuli, ndonëse Mançester Junajtidi vlerësohet si favorit për të marrë anglezin 20-vjeçar.

Sanço luan për Dortmundin, ka qenë tek Mançester Siti, dhe shumëkush mendon se lidhjet e veçanta të Klopit me klubin gjerman mund ta ndihmojnë për t’ia dalë. Vetë trajneri gjerman çfarë thotë? “Mendoj se Sanços do t’i shkonte shumë fanela (jonë) e kuqe, por unë do të isha njeriu më i habitur në botë nëse ai do të vinte tek Liverpuli”. Si ta marrim këtë deklarim? Si ftesë, apo si refuzim? Gjatë karrierës si trajner, Klopi ka shpenzuar shumë vetëm dy herë, për Virgil Van Dajkun dhe Alisonin. Ndoshta do ta bëjë edhe një herë për Sançon.

Sfidanti.al