Shkarkohet Dervishi, cili është “mbreti” i polemikave?

Megjithë fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Korabit, kukësi ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm, Dritan Dervishi. Madje presidenti Gjici, që nuk shquhet për ndonjë gjuhë diplomatike në komunikim me vartësit, e ka quajtur të paaftë në menaxhim drejtorin që vetë e kishte përzgjedhur dhe si një njeri që nuk bëri asgjë për skuadrën. Dervishi ka qenë më parë edhe drejtor tek Partizani dhe është shquar për polemika me të gjithë llojet e kundërshtarëve, ndonjëherë duke i nxjerrë nga hiçi, por në debatin me presidentin e Kukësit është mjaftuar vetëm me: “Ti nuk kënaqesh as kur fiton”. Për të polemizuar dhe marrë masa të shpejta ekstreme, Safeti është vetë “mbret”.