Porta e Vllaznisë ..”e bekuar” nga vendi i shenjtë në Laç

Dukej sikur Vllaznia kishte qënë në Kishën e Laçit, më parë se të luante ndeshjen me Tiranën në Laç, ngaqë porta e saj edhe pse mbajti gjithë historinë e ndeshjes, e ruajti virgjërinë deri në fund.  Tirana ka marrë një leksion në lojën sulmuese,e cila vazhdon të vuajë si në ndeshjen me Luftëtarin në Peqin, por, atëherë, u vetëgënjyen me shpjegimin se nuk bënte fusha. Në Laç fusha ishte në kushte optimale, por ajo që nuk shkonte ishte në finalizim. Vllaznia kishte një petk mbrojtjeje të theksuar, jo aq sa ta linin porterin Lika të përgjumej.

Ajo që ndodhi në Durrës, është përgjigja më e mirë se sa vlen një trajner që është i zoti të përmbysë situatën. Teuta  ka fituar me 3 gola ndaj Laçit ( Magani 13’, Bangai 16’, {yrbja 58),  dhe ajo që bëri më shumë përshtypje ishte ndryshimi radikal i ritmit dhe motivimit. Nuk ka dyshim se trajneri Gash Magani ka meritë që prishi letargjinë e një ekipi, të mësuar me këshillën dhe “shiringën” e tij.

Një provë e fortë karakteri për Flamurtarin në ndeshjen me Korabin. Ka përmbysur dizavantazhin 0-1 dhe ka treguar se në Vlorë nuk mund të flitet vetëm për para, por edhe për gola. Një fitore 3-1 ( Plaku 23’, Bushiç 30’, Telushi 41’ (11 metërsh) dhe Shehaj 76’)  nuk ishte kaq e lehtë, sepse Korabi ka lojë, krijon raste por nuk materializon dot mundin që krijon.