Kristiano Ronaldo ua ka uruar në këtë mënyrë festën e Hallouinit tifozëve të tij, por edhe të gjithë njerëzve nëpërmjet postimit në rrjetet sociale. Ylli i Realit të Madridit është veshur si një fantazmë, me maskën e bardhë, me dhëmbë të frikshëm dhe me “gjak” poshtë buzëve të maskës.
Një gjetje krejt të vetën pati ylli i boksit, Flloid Meiuedhër që ishte veshur si robot, apo si “Njeriu i Hekurt” dhe deklaroi se duhej të ishte “superheroi më i pasur” në Hallouin. Jo më kot ai quhet “Paraja”. Bukuroshja e tenisit, kanadezja Xhin Bushar zgjodhi një veshje elegante të zezë për “Vajzën Mace” (Katuomen).
B. Kuka