Ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, u dorëzoi, dje, në një ceremoni solemne, pashaporta diplomatike disa sportistëve serbë që kanë fituar medalje në sporte individuale në Lojrat e Olimpike të Rio de Zhaneiros dhe të Londrës, duke i bërë, kështu, ata “ambasadorë të vullnetit të mirë”. Pasaporta diplomatike morën mundësi Davor Stefanek, taekuondistja Tijana Bogdanoviç, kanoeistët Milenko Zoriç dhe Marko Tomiçeviç, si edhe Milica Mandiç, fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Londrës, ndërkohë që atletja e njohur serbe, Ivana Spanoviç, e ka marrë, më parë, këtë lloj pashaporte.
“Është një nder i madh për mua që ju dorëzoj juve, në emër të Ministrisë së Jashtme, pasaportat diplomatike, me të cilat ju bëheni bartës të titullit ‘Ambasador i vullnetit të mirë”, vuri në dukje ministri Daçiç, duke shtuar se vetëm 27 sportistë serbë kanë marrë, deri tani, pasaporta diplomatike, në përputhje me të gjitha rregullat, dhe se ato iu jepen vetëm sportistëve më të merituar.