Alibia e Tiranës për fushën e Peqinit dhe Luftëtari që dha leksion

Sikur Luftëtari të ishte specializuar me fushën e Peqinit, atëherë trajneri Daja do të ishte më bindës në fjalët e tij “ Jo për t’u justifikuar, por kundërshtari ynë, ashtu sikundër i ndërroi ndeshjet me rivalët tanë, mund të bëntë edhe me Tiranën”.  E vërteta është se fundi i ndeshjes, Luftëtari me Tiranën nuk ishte logjikë e nivelit të fushës, por e diferencës që bënin në lojë ekipet. Tirana e lodhur nga seriali i festave , në fushë dukej sikur nuk ishte i njëjti ekip, me ate që mundi Skënderbeun.

Ajo që thotë trajneri Milinkoviç “  Mund të shënonim edhe dy gola të tjerë” nuk duhet marrë si një  trill deklaratash, as si një tendencë për të mbingarkuar me  gola  portën bardheblu, por si një dëshmi e asaj që pamë. Bregu, sulmuesi që dha shfaqjen e jetës me Tiranën, pikerisht në “në fushën e patateve”, bashkë me Rexhinaldon  kanë lodruar në prapavijën e tyre me një  lehtësi  befasuese.  Dëgjohet justifikimi: mungonin dy mbrojtës tek Tirana!  Ajo që ndodhi, do të merrte një analizë të gabuar, nëse do të ngushëllohej me fushën e keqe dhe duke qarë dhe dy mungesat