Italia “mbytet” nga talentet, e feston me fanelën e blertë të kombëtares

Kanë kaluar 65 vjet që nga ajo kohë, por ja që moda edhe rikthehet. Italia i dha duart, qoftë edhe për pak kohë, fanelës së saj të famshme, ndër më të shquarat në botë, asaj me ngjyrë të kaltër, për të zgjedhur një tjetër bojë, bazuar tek flamuri. Të mos harrojmë janë e kuqja, e bardha dhe e blerta, koloret e “bandierës” italiane, diçka që nuk reflektohej në bluzën e Nacionales.

Tashmë, kjo do të ndryshojë dhe ngjyra e blertë është zgjedhur për një arsye të fortë. Përveçse për modë, dhe për të rikujtuar Italinë e 1954-ës që mundi 2-0 Argjentinën me një uniformë të tillë, kjo zgjedhje u bë edhe për të festuar talentet e shumta që po dalin nga të katër anët e Apenineve. E blerta është ngjyra e natyrës dhe e rinisë, dhe në kombëtaren italiane sot luajnë djem të rinj si Zaniolo, Kieza apo edhe të tjerë. Ideja për këtë ndryshim ishte e kompanisë Puma.

Sfidanti.al