‘Harbohet’ Maradona; Himnasia e tij regjistroi fitoren e parë

Pas 3 dështimeve të para, Diego Armando Maradon sheh më në fund skuadrën e tij të fitojë një ndeshje të kampionatit argjentinas. Himnasia La Plata fitoi në shtëpinë e Godoj Kruz me rezultanin 4-2 dhe pas fërshëllimës së fundit të arbitrit të sfidës, te kjo skuadër nisi festa e shfrenuar në dhomat e zhveshjes.

Padyshim në krye të këtyre festimeve qëndronte trajneri I Himnasias, Diego Armando Maradona që shpërtheu në një kërcim të shfrenuar pa pyetur aspak për problemet e dukshme në këmbe duke iu bashkuar të gjithë futbollistëve të tij. Në kohën e rrjeteve sociale, video e këtij ‘harbimi’ të Maradonës është postuar menjëherë duke bërë shumë shpejt xhiron e botës dhe duke e kaluar kufirin e 1 milionë shikimeve.

Ndërkaq, Himnasia me këtë fitore të arritur e la vendin e fundit në klasifikim në kampionatin argjentinas të futbollit.

Sfidanti.al