Dani Alvesh, cfarë frike; e sulmuan grerëzat

Dani  Alvesh e pa vërtet keq në ndeshjen mes Sao Paulos dhe Fortalesës në kampionatin brazilian të futbollit e fituar  pikërisht nga skuadra e tij Sao paulo 2-1. Mbrojtësi brazilian në një moment të sfidës u sulmua nga një grup grerëzash që kishin krijuar folenë e tyre te flamuri I këndit.

Ish futbollisti I Barcelonës, Juventusit e Paris Sën Zhermenit u sulmua nga grerëzat në momentin kur ai po shkonte të ekzekutonte një goditje këndi. Arbitri e pa situatën dhe u detyrua të pezullojë ndeshjen për 5 minuta

Sfidanti.al