Harrojeni Murinjon, është Alegri kandidati numër 1 për Bajernin

U tha se portugezi po merrte leksione gjermanishteje, por ndoshta po e bën për qejf. As “treni Bajern” nuk ishte për Zhoze Murinjon, pasi duket se drejtuesit bavarezë kanë pëlqime të tjera. Në listën e tyre të dëshirave, si pasardhës të Kovaçit, në krye është Masimiliano Alegri, njeriu që fitoi titullin në Serinë A me Milanin në 2011, si dhe 4 herë radhazi me Juventusin.Tekniku 52-vjeçar vlerësohet për qetësinë dhe inteligjencën e tij, ndërsa u largua nga Juvja verën e kaluar. Besohet se Bajerni mund të ketë edhe disa mendime të tjera, ndaj do të duhen disa ditë që “hipoteza” Alegri të marrë më shumë vlerë.

Sfidanti.al