Napoli, kriza është e hapur; starti më I dobët I sezonit që nga 2013

Java e errët e Napolit, ajo pa fitore por e pasur me polemika arbitrare, mbyllet në mënyrën më të shëmtuar të mundshme;  duke humbur ndaj Romës për të regjistruar disfatën e tretë në 11 javë kampionat dhe duke parë zonën e Ligës së Kampioneve. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se Napoli I këtij viti, po barazon rekordin negativ të Sarrit në sezonin 2016/2017, por ky I fundit kishte grumbulluar 20 pikë kundrejt 18 të marra me Ancelotin.

Për të parë një start të tillë të sezonit për Napolin duhet të kthehemi prapa në kohë, pikërisht në 2013 vitin e parë në epokën Benitez e kur De Laurentis nuk kishte ambicie kaq të mëdha për titullin në Serinë A. Pavarësisht fillimit të mirë në Ligën e Kampioneve ku Napoli mundi Liverpulin në ndeshjen e parë, Napoli actual I Ancelotit ka 7 pikë më pak në krahasim me sezonin e parë të emilianit në stol dhe në Olimpico u shfaqën sërish defektet e verifikuar gjatë kësaj pjese të parë të sezonit.

Napoli shpërdoron shumë raste, pëson gola me shumë lehtësi dhe konfuzioni është I madh, nuk ka vazhdimësi dhe paraqitjet deri tani kanë qenë me shumë oshilacione

Në shënjestër është edhe rendimenti I individëve; ato që habisin më shumë janë vështirësitë e shfaqura në mbrojtje që në leter dukej se ishte një repart I papenetrueshëm pas ardhjes së Manolas, por në fakt ka pësuar 15 gola në 11 ndeshje, një rekord negative ky. Vetëm në 3 raste Napoli e ka mbajtur portent ë paprekur, dicka që është shumë pak. Po kështu vështirësi kjo skuadër ka edhe në mesfishë ku mungon një futbollist që të vendosë rregull në aksionet e Napolit.

Polemikat mes Insinjes dhe Ancelotit, deklaratat publike të De Laurenitd dhe cështjet kontraktuale ende të pazgjidhura të Mertens dhe Kajehon, kanë ndikuar  dhe po ndikojnë në skuadër ku nervozizmi është rritur shumë edhe për shkak të disa vendimeve arbitrare shumë të diskutueshme

Sfidanti.al