Guardiola e pret shkurt: Nuk i di qëllimet e Mesit për të ardhmen!

Ky vit iku si iku, dhe superylli vendosi të qendronte aty ku ishte edhe më parë. Lionel Mesi mbeti lojtar i Barcelonës dhe Pep Guardiola me gjasë pati një zhgënjim pasi e priste që këtë verë tek Mançester Siti. Padyshim që gazetarët do ta ngacmonin për këtë çështje ndërsa nis sezoni i Premier Ligës. “Unë nuk kam se çfarë të shpjegoj, – u përgjigj Pepi, – Mesi foli shumë qartë, e sqaroi në perfeksion. Ai është lojtar i Barçës, klubit që dashuron, dhe kaq. Unë nuk i di qëllimet e tij në të ardhmen”. Ekziston mundësia që argjentinasi të përfundojë kontratën në “Kamp Nou” e të shkojë tek Siti sezonin e ardhshëm, ndonëse ekziston mundësia që ai të rinovojë nëse presidenti Bartomeu largohet. Mediat kanë informuar se Guardiola i paska thënë Mesit se “nëse largohesh nga Barça, ne jemi të interesuar”.

Sfidanti.al