Europa habitet se përse duhet ta humbasë legjendën Iniesta

Vitet kalojnë dhe ai mbetet i njëjti. Andres Iniesta i dha fund karrierës tek Barcelona dhe po ashtu në Europë, por paraqitja e tij në stadiumin “Fisht” të Soçit ishte e tillë që i la njerëzit me një pyetje në gojë: Përse ky yll ikën nga futbolli i nivelit të Championsit, për në ligën e respektueshme, por jo të këtij standardi si ajo e Japonisë?

Spanja dominoi lojën ndaj Portugalisë falë Iniestës dhe Iskos, po ashtu edhe David Silvës, ndërsa numri 6 i kombëtares, dhe ish-numri 8 katalanas, ishte si për herë në “kabinën e regjisë”, gjithnjë gati, çdo herë me klasin e tij të panjollë, duke pasuar, ndryshuar ritmin dhe kahun e lojës. Ai është sot 34 vjeç dhe trajneri Hierro ia tregoi kur e zëvendësoi në minutën e 70-të me Tiago Alkantarën, por gjithsesi Europa do të kishte dashur që “biri i saj” të qendronte edhe pak në “shtëpi”.

Sfidanti.al