Ç’po ndodh me Kristianon që nuk po i kalon koronavirusi?!

Në mënyrë thuajse të pabesueshme, Kristiano Ronaldo doli sërish pozitiv me koronavirus dhe, rrjedhimisht, nuk luan në sfidën e madhe Juventus-Barcelona në Champions. Shpresat ishin të mëdha që portugezi do ta kalonte më në fund sëmundjen e shekullit të 21-, por edhe pas 3 tamponëve nuk po del negativ. Çfarë po ndodh me fizikun e shkëlqyer të njërit prej lojtarëve më të fuqishëm të botës? Habia më e madhe është sesi nuk ka mundur ta mposhtë virusin, ndërsa është diagnostikuar fillimisht në 13 tetor, pra përpara 15 ditëve. Me gjasë, doza e virusit që ka marrë nuk është shumë e madhe, pasi Ronaldo nuk ka simptoma, por gjithsesi imuniteti i trupit të tij nuk po mjafton, dhe po ashtu edhe ndonjë mjekim që padyshim ia kanë dhënë, me porosi të Juventusit, kombëtares së Portugalisë, dhe mjekut personal të legjendës. Pasi humbi ndeshjet ndaj Dinamos së Kievit në Champions dhe Krotones e Veronës në Serinë A, ai nuk do të luajë as ndaj Barcelonës, ndërsa pritet të shihet sesi do të jetë për fundjavën në Serinë A.

Sfidanti.al