Atletiko i thotë Kostës: Diego, ne kemi një plan për ty!

Atletiko e Madridit e dëshiron Diego Kostën. Edhe sulmuesi, tashmë i përzënë nga Çelsi, pëlqen të kthehet në “shtëpi”. Problem, veçse është FIFA me dënimin që i ka dhënë klubin spanjoll për të mos marrë lojtarë për një vit, deri në janar 2018, duke e gjetur fajtor për shkelje të rregullave të kontratave me të miturit.

Plani i trajnerit Diego Pablo Simeone dhe i presidentit Serezo është i thjeshtë, por me rrezik. Ata duan që Diego Kosta të firmosë tani në verë një kontratë me Atletikon, dhe pastaj të presë deri në janar, kur të përfundojë dënimi nga FIFA. Kjo do të thotë se një nga sulmuesit më të mirë të botës do të duhet vetëm të stërvitet që nga gushti deri në dhjetor, aspak gjë e vogël, por Simeone beson se është më mirë kështu sesa që të huazohet në Kinë apo në Brazil.

Të shikojmë nëse Kosta do të pranojë këtë variant, ndërsa dihet dëshira e lojtarit përt të qenë përsëri në klubin ku u bë i famshëm. Ai ishte i famshëm edhe tek Çelsi, duke shënuar 59 gola në 120 ndeshje në 3 sezone dhe duke u shpallur dy herë kampion, por trajneri Antonio Konte i tha se nuk e kishte më në planet e tij, besohet për shkak të karakterit rebel të braziliano-spanjollit.

Sfidanti.al