“Ringjallja” e Gjokoviçit në prag të Uimbëlldonit, fiton pa humbur asnjë set!

Novak Gjokoviç mund të mos cilësohet si favorit për Grand Slemin e Uimbëlldonit, por tenisti serb nuk është se shqetësohet nga kjo. Ish-numri 1 i botës, tani i zbritur në vendin e katërt, se ai ka dështuar prej 1 viti jo për shkak të parashikimeve dhe pritshmërive, por për shkak të formës së tij të dobët, ndaj edhe ndihet i lumtur.

“Nole” provoi për herë të parë veten në turneun me bar në “Egon Internejshënëll (Aegon International), në Istbërn (Eastbourne) dhe doli me sukses. Ai fitoi çdo ndeshje duke mos humbur asnjë set, diçka që nuk ndodhi as në finale. Francezi Gael Monfil u mund 2-0 me sete (6-3, 6-4) dhe ky sukses besohet si i ka dhënë Gjokoviçit besimin e duhur për sukses në Uimbëlldon. Tridhjetëveçari ka fituar tri herë më parë në barin londinez, në 2011, 2014 e 2015, pra e di shumë mirë sesi arrihet suksesi në Grand Slemin më të vjetër dhe më famshëm të botës.

Sfidanti.al