Në Evropianin për të rinjtë (U-21) që u zhvillua në Poloni, ka lindur një yll i ri! Pa asnjë dyshim, ai është Dani Sebaljos që pritet të bëhet ylli i ri i futbollit spanjoll dhe evropian. Ky mesfushor që, sapo ta shohësh lojën e tij, të kujton Andres Iniestën, luan me Betisindhe, ndërkohë që u tha se ai ka rënë dakord që të kalojë te Reali i Madridit, në skenë doli edhe Barcelona. Dani Sebaljos është lindur më 7 gusht 1996 dhe ai luan në pozicionin e mesfushorit. Ai ka filluar që të luajëte ekipet e të rinjve të Seviljes, ndërsa, që nga 2011, është pjesëtar i Betisit që, më 2014, i ofroi atij një kontratë profesioniste.
Duke qenë se Reali prej kohësh ia kishte vënë atij syrin, por po e zgjaste transferimin e tij në radhët e veta, reagoi Barcelona që, tanimë, ka kaluar në ofensivë.Duket qartë se më i favorizuari në këtë situatëështë Betisi, duke qenë se çmimi i këtij futbollisti tëri të talentuar po rritet gjithnjë e më shumë. Në kontratën e Sebaljosit me Betisin thuhet se klauzola ose çmimi i tij i blerjes është 15 milionë euro, nga të cilat 2 (dy) milionë do t’i përkasin vetë lojtarit, kurse Reali është gati që të japë 20 milionë euro.
Sfidanti.al