Vjen ndëshkimi për Di Marian; 4 ndeshje pezullim për pështyrjen ndaj Gonzales

Katër ndeshje pezullim për Angel Di Marian. Ky është ndëshkimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës i Ligës Franceze të Futbollit për futbollistin argjentinas për gjestin e tij të pështyrjes ndaj Alvaro Gonzales gjatë ndeshjes mes Paris Saint Germainit dhe Marseille përpara 10 ditësh. Komisioni e konsideroi si të papranueshëm atë veprim të Di Marias të cilin e thirri në një seancë dëgjimore për të dhënë shpjegimet e tij përpara dhënien e vendimit

Në fushën e lojës, Di Maria nuk mori ndëshkim nga arbitri por nga sistemi VAR. Komisioni aplikoi nenin 12 të Kodit të Disiplinës që parashikonte deri në 6 ndeshje pezullim për sjellje si ajo e Di Marias. Por argjentinasi u ‘fal’ pjesërisht edhe për sjelljen e mëparshme të vetë Alvaro,  që do të gjykohën ne 30 shtator

Ky dënim do të thotë se Di Maria do të humbasë ndeshjet e radhës së Paris Saint Germain ndaj Angers, Nîmes, Dijon dhe Nantes për të qenë gati për debutimin në Ligën e Kampiineve në 20-21 tetor

Por pasojat e asaj cfarë ndodhi në PSG-Marseille nuk kanë përfunduar. Alvaro Gonzales dhe Neymar do të dënohen(për brazilianin do të jetë ndëshkimi i dytë pas atij për  goditjen ndaj kundërshtarit) për fyerje raciste dhe homofobike dhe dënimi i tyre mund të jetë deri në 10 ndeshje pezullim secili. Të dyja këto raste do të shqyrtohen në 30 shtator ose 7 tetor.

Sfidanti.al