Edhe pse Shkriniar mund të largohet, edhe pse Perishiç duhet të bindë dhe Kante ende duhet të merren, në Itali ka nga ata që mendojnë se Interi është favorit për titullin kampion. Edhe pse Juvja është 9 herë radhazi fituese e “skudetos”, edhe pse Pirlo jep besim, ashtu si Kristiano Ronaldo, edhe pse kanë ardhur Kulushevski e Morata. Ky që ka më shumë besim tek Interi sesa tek Juventusi, është lojtari i Atalantës dhe i Gjermanisë, Robin Gosens. “Favoritët në Serinë A janë Juventusi dhe Interi, – tha ai për DAZN-in, – Interi ndoshta më shumë, do të sulmojë pasi nuk fitoi dot Ligën e Europës, kanë bërë blerje të mira dhe i shoh të aftë për të fituar titullin. Për Juven, duhet parë se çdo të bëjë Pirlo”. Gosens thotë se edhe Milani është i fortë, por padyshim edhe Atalanta e tij apo Napoli.
Sfidanti.al