Sesi ka ndodhur kjo gjë nuk dihet. Të jetë bërë diçka me qëllim apo jo, kjo mbetet për t’u vërtetuar, por Zhoze Murinjo u ndje sikur ishte më i rritur (më i zgjatu), ndërsa ndodhej në fushën e stadiumit “Toshe Proeski” të Shkupit. Murinjo është 1.75 metra dhe kur shkoi tek porta u duk se mund ta kapte traun e sipër me një kërcim. Portieri i tij, Hugo Joris, që është 1.85 metra shtatlartë e prekte me dorë traversën, ndërsa Xho Harti është gjigand thuajse e kapte me kokë. Murinjo natyrisht e kuptoi, njoftoi delegatin e UEFA-s dhe, pasi u bë matja, portat u ndërruan. Ato ishin më të ulëta sesa standardi, që është 2.44 metra. Portat ishin rreth 2.38 metra. Shkëndija e Tetovës, me të drejtë, këmbënguli se nuk kishte asnjë dijeni për lartësinë e portave, dhe për këtë problem, sepse stadiumi është i Shkupit, jo i Tetovës. Stadiumi i Tetovës nuk i plotëson standardet për ndeshje ndërkombëtare.
Sfidanti.al