Dyshimet e Werner për Chelsean: Nuk e ndjeja të shkoja në Londër…

Timo Werner ishte një nga blerjet e famshme të kësaj vere. Chelsea i pagoi Leipzigut 53 milionë Euro për kartonin e Timo Werner, një prej sulmuesve më të dëshiruar të kontinentit. Por operacioni mund të ishte shkatërruar përpara merkatos së verës  kur në muajin shkurt Chelsea dhe Bayerni u përballën në Ligën e Kampioneve

Klubi londinez humbi 0-3 në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve në Stamford Bridge. Dy gola të Gnabry dhe ai i Lewandowskit e vendosën në 90% fatin e kësaj sfide kualifikuese në favor të Bayernit dhe Werner që ishte në dijeni të interesit të Chelseat e pa atë ndeshje nga televizori.

‘Ajo humbje nuk fliste mirë për idenë e së transferuarit në Londër-tregon Timo Werner në një intevistë për ‘Sport Bild’-do të gënjeja po të thosha të kundërtën pas asaj që pashë. Duhet ta them hapur sepse me Leipzigun gjithnjë kishim zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe të luftuara me Bayernin.

Sfidanti.al