UEFA, në Champions e Europa League, kartonët e verdhë anulohen pas 1/8 të finaleve

Lojtarët do të jenë të pastër nga kartonat e verdhe në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe të Europa League. UEFA komunikoi se në këto dy kompeticione që rikthehen këtë javë në fushat e lojës, kartonat e verdhë të marrë nga futbollistët do të anulohen pas fazës së 1/8 të finaleve dhe jot ë cerekfinaleve. Komiteti Ekzekutiv vendosi që të përafrohjë anulimin e kartonave të verdhë nga lojtarët dhe anëtarët e stafeve në fund të fazës së 1/8 të finaleve dhe jo në cerekfinale, pra dy ndeshje para finales.

Kjo do të thotë se të gjithë ata lojtarë që e kishin një karton të verdhë dhe rrezikonin në këtë raund të këtyre dy kompeticioneve të skualifikoheshin për në cerekfinale, tani do të mund të marrin frymë lirisht

Sfidanti.al