Shfryrja e Antonio Contes pas ndeshjes me Atalantën për momentin nuk pati pasoja zyrtare përsa u përket deklaratave të klubit, por një pjesë e mirë e tifozerisë së Interit vendosi të mbajë qëndrim dhe të dalë në krah trajnerit të Interit.
‘Interistët e vërtetë dhe Curva Nord janë me Conten-shkruhej në një parrullë që u shfaq këtë të martë në selinë e klubit zikaltër. Është ky një gjest I rëndësishëm edhe sepse përtje profesionalitetit që njihet nga të gjithë, Conte nuk ka qenë vetëm trajneri, por edhe kapiteni i Juventusit. Një mesazh i tillë i pjesës më të nxehtë të tifozerisë zikaltër tregon sesi Curva Nord sheh te fjalët e trajnerit një tentativë për të bërë mirë për klubin dhe skuadrës dhe jo si një rrezik për ta destabilizuar.
Sfidanti.al