Nuk mjaftuan 31 gola në 33 ndeshje dhe titulli i dytë radhazi kampion me Juventusin; Cristiano Ronaldo, nuk figuron mes lojtarëve më të mirë të Serisë A 2019/2020 të zgjedhur nga Lega që u bazua te të dhënat statistikore të Stats Perform dhe të dhënat nga tracking të regjistruar nga Netco Sports. Në përllogaritje janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.
Cmimet vlerësojnë sidoqoftë Juventusin si skuadra kampione e Italisë për të 9 vit radhazin me 2 futbollistë(e gjysmë) në 6 gjithsej të vlerësuar. Szczesny u shpall portieri më i mirë, ndërsa MVP absolut i kampionatit u shpall Paulo Dybala, De Vrij ishte mbrojtësi më i mirë, Papu Gomez i Atalantës mesfushori më i mirë dhe Këpuca e Artë nuk kishte si të ndodhte ndryshe por u fitua nga Ciro Immobile
Pak ngjyra bardhezi ka edhe në cmimin për lojtarin e ri më të mirë; Dejan Kulusevski që mbajti veshur fanelën e Parmës, por që është blerë nga Juventusit. Lojtarët do të marrin cmimet e tyre në fillimin e kampionatit të ri që do të jetë në 19 shtator.
Sfidanti.al