E cuditshme, BBC nderon Cosenzan: Skuadra më e mirë postcoronavirus

Arritja e jashtëzakonshme e Cosenzas që siguroi qëndrimin në Serie B pas fitores me Juve Stabian në javën e fundit, bëri shumë buje edhe përtej kufijve të Italisë. Rikthimi në fushë  pas fazës së kufizimit, nuk mbeti pa u vënë re as nga BBC, që pasi studioi paraqitjet më të mira postcoronavirus  të të gjitha kampionateve më të rëndësishëm në Evropë duke ngritur në qiell skuadrën e Cosenzas: ‘Mbretëresha e post coronavirusit, më mirë edhe se Manchester City’.

‘Statistikat e Manchester City janë vërtet impresionuesue-lexohet në analizën e rrjetit kryesor televiziv anglez-është në krye teksa grumbulloi më shumë pikë pas periudhës së karantinimit dhe që kishte sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Gjithsesi është Cosenza ajo që pati performancën më të mirë postcovid-19’.

BBC e vijon më tej lavdërimet e tij për klubin kalabrez: ‘Skuadra që luan në Serie B, grumbulloi 25 pikë në 28 ndeshje deri në pezullimin e kampionatit dhe ishte 6 pikë prapa zonës së mbijetësës. Me rikthimin në fushë, Coseza grumbulloi 22 pikë në 10 ndeshje dhe e mbylli kampionatin në vendin e 15 mbi zonën e playoutit’.

Sfidanti.al