14 ndeshje të luajtura, 12 fitore, vetëm 1 humbje dhe 19 gola të shënuar. Kur sheh këto numra, thuajse të vjen dëshira të këshillosh Napolin që të evitojë udhëtimin për në Barcelonë për ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve, sepse ky moment I kompeticionit është territori I Lionel Messit. Argjentinasi nuk dështon në fazën e 1/8 të finaleve; 12 kualifikime në 12 edicione për Barcelonën(herën e fundit u eliminua nga Liverpool në 2006/2007) dhe vetëm një ndeshje pa gol në Camp Nou për ‘Pleshtin’ në 11 sfidat e fundit të luajtura.
Nuk mund të bësh asgjë kundër Messit në momentin që mbyllet faza e grupeve më Ligën e kampioneve, pasi është casti kur argjentinasi shpërthen dhe në stadiumin e tij bën paraqitje të jashtëzakonshme si dopieta në fitoren 5-1 ndaj Lyonit apo ajo në fitoren 3-0 ndaj Chelseat. Një gol shënoi edhe në fitoren 6-1 ndaj Paris Saint Germainit. Nën goditjet e Messit përfunduan edhe Arsenali(2 herë), Bayer Leverkusen(Messi shënoi një manita golash), Manchester City e Milani
Tifozët e Napolit dridhen dhe shumë prej tyre do të luten, por skuadra e Gattusos niset nga një paraqitje e mirë në San Paolo e për më tepër Barcelona dhe Leo Messi këtë radhë nuk do të mund të kenë nxitjen emotive të rreth 100 mijë personave në Camp Nou.
Sfidanti.al