MotoGP, Marquez operohet përsëri, nuk do të garojë në Brno

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ajo erdhi; Marc Marquez nuk do të marrë pjesë këtë fundjavë në garën e Brnos në Ceki. Për spanjollin bëhet tepër e rrezikshme tentativa për një tjetër mrekulli pas operacionit të kryer në krahun e djathtë, kështu që në vendin e tij me Hondën zyrtare do të garojë Bradl.

‘Në radhë të parë dua të uroj Marc shërim të shpejtë, ajo që bëri në Jerez ishre e pabesueshme teksa tregoi se ka shpirtin e vertetë të një kampioni –tha Bradl për të cilin ky është një rast që duhet shfrytëzuar-mezi po prez të drejtoj Honda RC213V; për shkak të pandemisë globale nuk kemi qenë në gjendje që të testojmë sic do të bënim normalisht, kështu që do të duhet kohë për t’u përshtatur me motorin e ri dhe MotoGP, pork am drejtuar motorë të superbike, kështu që forma ime fizike është e mirë. Është një sfidë që e pres me padurim, të garosh me Repsol Honda është një nder i madh dhe jam i lumtur që do ta ndihmoj. Të shohim sesi do të shkojë fundjava’.

Sfidanti.al