U nis për në Botëror, kurse e ëma e lagu të gjithin me ujë!

Traditat dhe zakonet në vende të ndryshme janë të ndryshme, ndërkohë që janë të shenjta dhe të tilla që duhet të respektohen pa kushte. Kështu ndodh edhe në Ballkanin tonë. Më mirë këtë e tregoi familja serbe Milinkoviç-Saviç që përcolli Sergein për në Kupën e Botës Rusi-2018.

Lacio, me të cilën luan Sergei, kërkon për të jo më pak se 100 milionë euro, nëse ndonjë klub do që ta blejë atë, por, megjithatë, nuk ka rëndësi sesa vlen ai, sepse zakonet dhe adetet vlejnë për të gjithë ata që i respektojnë. E ëma e Sergeit ose e SMS-së, sikurse i thonë ndryshe shkurt këtij futbollisti të shkëlqyer serb, e përcolli të birin për në Rusi, por te pragu i derës së shtëpisë e lagu atë me ujë… për fat që atij t’i shkojnë mirë punët në Botëror.

Sfidanti.al