Ronaldo ndriçohet : Të gjithë flasin për mua dhe Mesin, por Salah…

Egjiptiani Mohamed Salah ka shënuar gjatë këtij sezoni 44 gola në të gjithë konkurrimet për Liverpulin, por, për shkak të një dëmtimi, doli para kohe nga ndeshja finale mes “të kuqve” dhe Realit të Madridit në Champions. Ekzistonte frika se ai nuk do të mund të luante në Botërorin e Rusisë, por, megjithatë, ai u gjend në listën e përfaqësueses egjiptiane dhe tani ai është gati që të luajë që ndeshjen e parë të Mundialit

Lojën e këtij futbollisti egjiptian të shkëlqyer e ka lavdëruar shumë kush, kurse i fundit, u prononcua edhe Kristiano Ronaldo që tha: “Salahu ishte zbulimi i sezonit. Shpresoj se dëmtimi që ai pësoi në Kiev në finale të Champions-it, nuk do ta pengojë që ai të japë maksimumin e tij në Botëror. Shumë njerëz flasin për rivalitetin mes Mesit dhe Ronaldos, por ka edhe lojtarë të tjerë që kanë shans ta fitojnë ‘Topin e artë’ dhe Salahu është një nga ata”, tha Ronaldo.

Sfidanti.al