Tjetër grabitje në Spanjë; në shënjestër banesa e Alvaro Moratës

Në Spanjë duket se është kthyer në modë grabitja e futbollistëve kur këta të fundit janë në fushën e lojës. Këtë radhë në shënjestër u vu banesa e sulmuesit të Atletiko Madrid, Alvaro Morata teksa sulmuesi ishte duke zhvilluar ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me fanelën e Spanjës.

Ajo që është më e keqja është se grabitja në banesën e Moratës është bërë me armë, ndërkohë që edhe familja e tij ishte në të.Grabitësit morën sende me vlera të mëdha ekonomike dhe sentimentake të ciftit, ndërkohë që bashkëshortja e lojtarit përjetoi edhe frikën nga kriminelët.

Policia ndërhyri menjëherë, por grabitësit arritën të largoheshin. Ndërkaq, hetimet janë hapur dhe për fat të mirë nuk ka pasur dëmtime fizike.

sfidanti.al