Grizman vijon me misterin e tij: E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Kur Antuan Grizman komunikoi largimin e tij nga Atletiko Madrid përpara 3 javësh nuk ishte një hap fals. Në fakt sulmuesi i përfaqësueses franceze e di shumë mirë se cili do të jetë destinacioni i tij dhe këtë ai e shprehu këtë të shtunë teksa theksoi se po pret ditën kur gjithcka do të zyrtarizohet.

‘E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm-tha Grizman në një intervistë për ‘TeleMatin’
Grizman nuk deshi të japë të tjera pista për të ardhmen edhe pse në momentin kur ai tha këtë frazë në ekran u shfaq hija e Barcelonës dhe sulmuesi me tone shakaje vendosi të vijojë me misterin e tij teksa shtoi: ‘Mund t’ju them vetem se nuk do të jetë Miami’

Sigurisht në 1 korrik do të mësohet edhe emri i skuadrës së re të Grizmanit, kur ulet edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij nga 200 në 120 milionë Euro. Në këtë pikë nuk mund të mendosh asgjë tjetër përvec faktit se Grizman në fund do të veshë fanelën e Barcelonës, skuadër tek e cila ishte shumë pranë kalimit edhe sezonin e kaluar.

sfidanti.al