Theu sërish rekordin e Fergit, Solskjerin e quajnë dy here Ser!

Fjala humbje ka disakohë që nuk njihet më në kampin e Mançester Junajtidit, kur është fjala për Premier Ligën. Qëkur në krye të “djajve të kuq” ka ardhur trajneri norvegjez, Ole Gunar Solskjer, më 18 dhjetor, ky ekip nuk e njeh më humbjen dhe deri tani ka vetëm fitore, veç dy barazimeve me Liverpulin e Barnlin, edhe këto ndeshje në “Old Trafford”. Në 11 ndeshjet e para Ole ka pasur një fillim perfekt, duke pasur parasysh se ekipi i tij ka pasur dy teste të vështirë me Totenhemin dhe Livepulin. Megjithatë, Ole Gunar Solskjer ka arritur te realizojëatë që në të kaluarën nuk ka rritur ta bëjë as Aleks Fergusoni.

Solslkjeri, duke fituar ndeshjen e fundit (1-3) ndaj Kristal Pallasit, lidhi tetë fitore bashkë, gjë që në të kaluarën nuk e ka bërë dot as dhelpëri i vjeter, Ser Aleks Ferguson. Kjo është aryseja që tani trajnerin e Junajtidit po e quajnë ser Ole.

Sfidanti.al