Spanjë, ndalohen fluturimet me Italinë; në rrezik ndeshjet e Interit, Romës e Napolit

Nëse Serie A është ndalur, kupat evropiane kanë shpëtuar, por për momentin nuk ka asnjë siguri për sfidat e Europa League mes Inter e Getafes e Sevillas e Romës dhe ajo e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës e Napolit do të zhvillohen rregullisht.

Qeveria spanjolle firmosi një dekret që u botua edhe në Fletoren Zyrtare të Shtetit që ndalon të gjithë fluturimet direkte mes Italisë e Spanjës deri në 25 mars. Për momentin situata është në evoluim e sipër dhe skuadrat e interesuara janë në kontakt të vazhdueshëm me UEFA dhe organet kompetente për të organizuar udhëtimin e vajtjes dhe të kthumit për të kuptuar si duhet të sillen. Verdhekuqtë  në fakt të mërkurën duhet të jenë në Sevija, ndërsa të enjten Interi pret Getafen në San Siro.

Mbetet për t’u vlerësuar edhe situata edhe për ndeshjet e kthimit të Europa League dhe transfertën e Napolit në Barcelonë. E gjithë kjo me mundësinë që për të zgjidhur këtë problem, në dekretin spanjoll të bëhet një përjashtum për avionët charter të skuadrave të impenjuara në kompeticionet evropiane

Sfidanti.al