Simeonen e tradheton audio: Argjentina ne anarki

Argjentina po jetone ore kaotike pas humbjes me Kroacine 3-0. Nen akuze jane Mesi, trajneri Sampaoli dhe e gjithe skuadra perfaqesuese. Tashme pakenaqesite jane te medha edhe brenda vete ekipit me futbollistet qe duket se kane kerkuar largimin e Sampaolit qe ne kete moment. Por ai qe mendon t’i hedhe benzine zjarrit eshte pikerisht Diego Pablo Simeone.

Ne internet ka filluar te qarkulloje audio e regjistruar ne whatsapp e nje bisede me trajnerit te Atletiko Madrid dhe asistentit te tij ‘Mono’ Burgos dhe qe gjeti pasqyrim ne median spanjolle dhe ate argjentinase.

‘Skuadra eshte shume keq, por eshte Argjentina dhe ne fund do te kaloje grupin-degjohet te thote Simeone ne kete bisede. Ajo çfare po  ndodh eshte pasoje e 4 viteve fatkeqe. Ka shume anarki, mungon nje lider si te drejtuesit ashtu edhe ne pankine, ekipi ka humbur busullen’.

Diego Simeone ne biseden e tij foli edhe per Mesin duke thene fjale qe do te ngrene polemika pa fund.

‘E gjithe kjo sherben per te kuptuar se Mesi eshte nje kampion i madh po i rrethuar nga futbolliste te jashtezakonshem. Me thuaj German, ne nje skuader normale ke do te zgjidhje Mesin apo Ronaldon?-vijonte biseda e Cholo Simeones.

Sfidanti.al