Shokon Tacconi: Coronavirusi? Për mua është grip, të luhet me tifozë

‘Coronavirusi? Për mua është grip. Kur në një konferencë të më flasin për 1000 të vdekur, të më thonë se cilët janë me coronavirus, s’mund të hyjnë të gjithë në një kategori. Unë jam për rifillimin e kampionatit, madje me tifozë në stadium-kjo është deklarata shokuese që do të ngjallë shumë diskutime në Itali e ish portierit të Juventusit, Stefano Tacconi në një intervistë për Radio Sportiva ditën e 63 vjetorit të tij të lindjes

Duke u fokusuar te kampionati, Tacconi foli për konfuzion

‘Tani për tani ka shumë konfuzion shpresoj se Serie A dhe B me 40 skuadra të jenë më të administrueshme-vijoi Tacconi-nga Serie C e më poshtë ka shumë skuadra që nuk mund të dalin ditën e dielë’.

Dikur një lojtar i Zonjës së Vjetër, Tacconi nuk mund të mos e përmendte skuadrën e Juventusit

‘Juventus? Gjatë kësaj periudhe i kam riparë të gjitha ndeshjet dhe ndonjë pikë e vogël loti doli-tha Tacconi-për karakter e personalitet nuk shoh asnjë tjetër që të jetë si unë, për më tepër më parë ka qenë më e vështirë. Roli i portierit? Në fillim ishin vetëm 1 dhe 12 , sot është edhe nr.22’.

Sfidanti.al