Ka një datë për rifillimin e Serie A. Asambleja e Ligës propozpo 13 qershorin si datën për rifillimin e kampionatit me synimin që ai të mbyllet brenda datës 2 gusht për të menduar më pas për kompeticionet evropiane. Kalendari parashikon zhvillimin e ndeshjeve cdo 3 ditë, me pauza vetëm në ditët kur do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale dhe finalja e Kupës së Italisë respektivisht në 1 dhe 22 korrik.
E gjithë kjo u përcaktua, teksa Federata Italiane e Futbollit pranoi formalisht protokollin sanitary të modifikuar nga Komiteti Tekniko Shkencor dhe ministri Spadafora dhe që i hapte rrugën fillimit të stërvitjeve në grup duke nisur nga 18 maji
Në tavolinën e bisedimeve ishin dy data si opsion për nisjen e kampionatot; 13 ose 20 qershorri. Por nga ajo që mësohet, 16 klube votuan për rifillimin në 13 qershor dhe 4 u shprehën në favor të datës 20 qershor. Gjithsesi është qeveria ajo që ka fjalën e fundit në këtë cështje dhe nëse ajo do t’i hapë rrugën edhe rifillimit të kampionatit, atëherë futbollistët do të kenë plot 4 javë në dispozicion për t’u rikthyer në formë dhe për t’u përgatitur për atë që do të jetë një tur I vërtetë force, sidomos për klubet që janë të impenjuar edhe në Evropë që nuk do të ndalen as në gusht. Për rifillimin e kampionatit, do të duhet që gjithsesi të studiohet një protokoll I vecantë përsa u përket udhëtimeve, transfertave, grumbulliameve dhe aspekteve të tjera që nuk ishin përfshirë në atë për stërvitjet
Sfidanti.al