Vijon jo pa surpriza beteja ligjore që ka të bëjë me aksidentin ajror që solli vdekjen e legjendës së NBA, Kobe Bryant. Kompania që është denoncuar nga Vanessa Bryant është hedhur në kundërsulm teksa deklaroi se cdo lëndim apo dëm ndaj akuzuesve ose viktimave ësjyë shkaktuar direkt nga neglizhenca ose për faj të vetë akuzuesve ose viktumave që ishin në dijeni të rreziqeve që I pranuan në mënyrë vullnetare.
Pra, sipas pretendimeve të kësaj kompanie fajtor për aksidentin nuk ishte piloti I helikopterit Ara George Zobayan, por vetë Kobe Bryant
Në aksidentin e 26 janarit që ndodhi në kodrat e Los Angelesit, humbi jetën edhe vajza e Kobe Bryant, Gianna dhe 6 persoina të tjerë, të gjithë ishin duke shkuar në një ndeshje basketbolli të të rinjve. Kushtet jot ë mira të motit dhe mjegulla rezultuan ‘vendimtare’ për vizibilitetin e pilotit e si pasojë edhe përplasjen e helikopterit.
Përsa I përket debatit, avokatët e kompanisë theksojnë se Kobe Bryant dhe e bija ishin të ndërgjegjshëm për rrethanat, rreziqet e vecanta dhe vlerësimit të risqeve të fluturimit. Sipas tyre ata vijuan në përballjen e një rreziku dhe morën përsipër me vullnet të plotë rrezikun e aksidentit apo dëmtimeve.
Në sallën e gjyqit, vëllai i pilotit, Berge Zobayan nëpërmjet avokatit të tij tha se cdo humbje apo dëm I pësuar nga akuzuesit është shkaktuar nga neglizhenca dhe këtu [ërfshihet edhe ndërgjegjshmëria e viktimabe për të marrë përsipër rreziqet.
Sfidanti.al