Fqinjët denoncojnë Gabigolin: Festë e miq, thyerje karantinimi

Gabigol e ka pisk me fqinjët e tij në Rio De Janeiro. Sulmuesi I Flamengos është denoncuar prej tyre për prishje të qetësisë e sidomos thyerje të rregullit të karantinimit. Sipas dëshmive, futbollisti organizonte festa në shtëpi me miqtë duke ftuar edhe vajza.

‘Lëvizjet ishin të shpeshta, bëhej një zhurmë e padurueshme, ndonjëherë muziak zgjaste deri në 6 të mëngjesit-tregon një banor I lagjes Barra da Tijuca  për portalin brazilian ‘O Dia’.

Por jo vetëm kaq, Gabigol ditët e kaluara nisi edhe një transmetim live në Instagram ku shfaqeshin disa prej miqve të tij në shtëpi. Por sulmuesi e kuptoi shpejt gabimin e tij dhe e fshiu, megjithatë për ‘O Dia’ ishte kohë e mjaftueshme që të kapte një frame të videos

Ndërkaq situata e Coronavirusit në Brazil tregon se deri tani janë shënuar 11 mijë viktima dhe se një ditë më parë u vendos një rekord në vendin amerikanojugor me 881 persona të vdekur.

Sfidanti.al