Sasuolo, një dhuratë Milanit për kontratën e re të Gatuzos

Një kontratë e re, aq më tepër në një klub të madh si Milani, ia vlen të festohet.Këtë deshi të bënte edhe Xhenaro Gatuzo, veçse festën e vërtetë e pati Sasuolo. Ajo që quhet “macja e (kuq e) zezë” e Milanit mori pikën në “San Siro” në ndeshjen e së dielës për Serinë A, duke ia pakësuar milanezëve shanset për të shkuar në Champions.

Me 8 pikë diferencë nga zona e Ligës së Kampionëve, kur duhen edhe 7 javë deri në mbyllje të kampionatit, mundësitë janë vërtet të vogla dhe mund të thuhet se Sasuolo i bëri vërtet një “dhuratë” Gatuzos. Trajneri sidoqoftë u tregua sportiv në deklaratat e tij.

“Edhe pse patëm epërsi dhe krijuam raste, sërish ishim me fat që fituam, pasi në fund u ndodhëm në dizavantazh, – u shpreh “Ringio”, – nuk duhet të krijojmë alibi për vete, por të themi të vërtetën, që ishim të lodhur, pa energjinë dhe vendosmërinë e duhur pranë portës. Gjuajtëm 20 herë drejt portës, krijuam raste, por nuk ia dolëm dhe humbëm një mundësi të madhe për Championsin, edhe pse unë kam ende besim”.

Sfidanti.al