Në Serinë A ‘u mbyllën saraçineskat’; 13 gola në javën e 32 dhe 5 ndeshje pa gola

Portierët ‘mbyllën saracineskat’ e portave të tyre për javën e 32 të Serisë A Italiane. Këtë e tregon fakti që në 10 sfidat e luajtura u shënuan vetëm 13 gola, një rekord ky negativ i njëjtë me atë të sezonit 2010/2011. Nga këto 13 gola, 4 u shënuan në sfidën Sassuolo-Benevento 2-2, 3 në Juventus-Sampdoria 3-0, 2 në Bologna-Verona 2-0, 3 në Cagliari-Udinese 2-1 dhe 1 në Genoa-Crotone 1-0.

Historitë nuk mbyllen këtu, tjetër e dhënë që të bie në sy për këtë javë të Serisë A është se 5 ndeshje u mbyllën me barazimin 0-0, dicka që ndodh për herë të parë që nga momenti kur filloi të aplikohet sistemi me 3 pikë në kampionatin me 20 skuadra. Seria e ndeshjeve pa gola filloi të shtunën me Atalanta-Inter e Chievo-Torino, për të vijuar të dielën me Milan-Napoli, Fiorentina-SPAL dhe Lazio-Roma

sfidanti.al