Xhanluixhi Bufon mund të shkaktojë befasinë dhe të shtyjë tërheqjen nga futbolli i luajtur. media argjentinase flet për një aventurë të re të portierit të Juventusit në vendin amerikano latijn pikërisht te Boka Xhunior. Sipas të përditshmes sportive ‘Ole’, skuadra e Bokës është në kërkim të një portieri dhe ai që do të tentojë të bindë kapitenin e bardhezinjve është opikërisht Karlos Tevez i cili ka krijuar një miqësi me 40 vjeçarin gjatë periudhës kur ishte pjesë e Zonjës së Vjetër.
gjithjnjë sipas mediave në Argjentinë, Boka Xhunior kërkon të ketë në radhët e saj një portier shumë të aftë për pjesën e dytë të vitit 2018 duke qenë se ai aktual, Rosi nuk bind. Synimi i kësaj skuadre është që të tentojë fitoren e Kupës Libertadores sukses që Bokës i mungon që nga viti 2007. Në krahun tjetër edhe për Bufon skuadra argjentinase shihet si një mundësi për të përjetuar një aventurë të re jashtë Italisë e kontinentit Evropian
sfidanti.al