Lotito nuk bën dot pa Igli Taren; rinovon me të deri në 2020

Klaudio Lotito nuk bën dot pa Igli Taren. presidenti i lazios i ofroi kontratë të re Drejtorit Sportiv të Lazios, kontratë të cilin shqiptari e firmosi ditën e premte. Tares i skadonte kontrata aktuale në 30 nëntor të 2018 dhe ai e rinovoi atë deri në vitin 2020 me një opsion për një tjetër zgjatje të saj edhe për 2 vjet të tjerë. por jo vetëm kaq, kontrata e Tares shoqërohet edhe me një rritje të p[agës së tij e cila e tejkalon kufirin e 1 milion Eurove në sezon.

Igli Tare është pjesë e bordit drejtues të lazios prej 10 vitesh dhe ai ka mundur të sjellë futbollistë të tillë që më pas kanë mundur të pasurojnë arkat e klubit roman me largimin e tyre në destinacione të reja. keita, Felipe Anderson, Biglia janë disa prej prurjeve të Tares te Lazio, emra të cilëve u bashkohet edhe ai i portierit të Kombëtares shqiptare, Strakosha që është një element shumë i rëndësishëm dhe një titullar i padiskutueshëm i bardhekaltërve.

Por manovra më e mirë e Tares në merkaton e transferimeve rezulton të jetë Milinkovic Savic i cili u ble nga Genk për 14 milionë Euro, ndërkohë që aktualisht vlera e kartonit të tij në merkaton e transferimeve ka kapur shifrën e 150 milionë Eurove.

sfidanti.al