Maratona më e famshme në botë, ajo e Nju Jorkut u mbyll nën shenjën e atletëbve afrikanë. Lilsa Desisa për meshkuj dhe Meri Keitani për femra ishin më të mirët e edicionit të 48 të këtij eveniomenti. Etiopiani Desisa i pëshkoi 42 km në rrugët e Nju Jorkut për 2 orë 5 minuta e 59 sekonda i ndjekur në vendin e dytë nga Kitata me 2 sekonda më shumë, ndërsa Xhefri Kamuoror që triumfoi këtu në 2017 këtë radhë u kënaq me vendin e tretë. Desisa, dy herë kampion i Maratonës së Bostonit, e fitoi Maratonën e Nju Jorkut për herë të parë pas vendit të dytë në 2014 dhe atij të tretë në 2015 e 2017.
Për femra, triumfi ishte kenian pasi në vendin e parë u klasifikua Meri Keitani me 2 orë 22 minuta e 48 sekonda që la pas bashkëkombasen e saj Vivian Cerijot me rreth 4 sekonda më shumë, ndërkohë që e treta u rendit Flanagan. Për Keitani, suksesi i këtij viti në Maratonën e Nju Jorkut ishte i 4 në 5 vjet. por jo vetëm kaq, Keitani, që ka fituar 3 herë Maratonën e Londrës, ishte vetëm 17 sekonda larg rekordit të asaj të Nju Jorkut që reziston që nga viti 2003 kur e vendosi Margaret Okajo.
Sfidanti.al